Topalli: Gjyqtari Kalludra të tërhiqet nga procesi gjyqësor, është i politizuar

09:51 | 22 Nëntor 2017
Arbresh.info

Deputeti Faton Topalli ka folur pas shtyrjes së seancës gjyqësore për deputetët Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi.

Ai ka thënë se ka dashur të bëjë kërkesë në seancë për largimin e gjykatësit Beqir Kalludra.

“Kërkova fjalën nga Gjykata për të kërkuar nga kjo Gjykatë që gjykatësi Kalludra të tërhiqet nga ky proces për shkak se është i politizuar. Kjo dëshmohet më së miri tek aktivistët që u dënuan pa pasur asnjë fakt të vetëm. Ndërsa ata që kanë kryer veprën penale gjuajtje të Kuvendit janë në liri. Desha ta bëjë kërkesën para trupit gjykues por kjo mundësi nuk mu lejua kështu që do ta bëjë kërkesën me shkrim”, ka thënë ai, shkruan arbresh.info.

Topalli ka theksuar se nuk e di se përse nuk kanë ardhur tre kolegët e tij deputetë në Gjykatë.

“Unë kam ardhur mbrëmë vonë në Kosovë sepse kam qenë jashtë shtetit dhe nuk kam pasur mundësi ti kontaktoj tre deputetët tjerë. Por ne kemi dashur të kërkojmë të hiqet gjykatësi kallura sepse është i anshëm politik. Po shihet që është vendim i politizuar dhe ne do ti përgjigjemi këtij pushteti që është i kapur si në gjyqësi dhe në nivele tjera me një kundërshtim partiak, qytetar dhe duke punuar”, tha ai. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme