Lojërat Olimpike janë ndër lojërat më të famshme të cilat mbahen në botë.
Andaj, shtetet e ndryshme janë në gjendje të shpërblejnë sportistët e tyre me shuma të mëdha parash, nëse ata do të sjellin medalje të arta në shtetet e tyre.
Në tabelën të cilën e ka formuluar “Forbes.com”, shteti i cili prinë për shumën më të madhe për shpërblimin e medaljeve është Singapori, i cili do të shpërblej sportistët me 738 mijë dollarë për çdo medalje të artë.
Pas Singaporit, është Tajvani i cili do të i shpërblejë me 716 mijë dollarë.
Në vendin e fundit gjendet Kosova, ku do t’i shpërblejë sportistët me nga 119 mijë dollarë, shkruan arbresh.info.
Kujtojmë se Kosova ka siguruar dy medalje të arta në xhudo.
Medaljen e parë e ka siguruar Distria Krasniqi kurse të dytën Nora Gjakova.
Kosova është përfaqësuar nga 11 sportist në sporte të ndryshme, siç është xhudo, noti, mundja dhe Shenjtërimi.
Kujtojmë se Kosova gjendet në vendin e dytë menjëherë për medalje në sportin e xhudos./arbresh.info/
Lista e shtetve:
1. Singapori 738 mijë dollarë
2. Tajvani 716 mijë dollarë
3. Indonezia 346 mijë dollarë
4. Bangladeshi 300 mijë dollarë
5. Kazakistani 250 mijë dollarë
6. Malajzia 237 mijë dollarë
7. Italia 214 mijë dollarë
8. Filipinet 200 mijë dollarë
9. Hungaria 166 mijë dollarë
10. Kosova 119 mijë dollarë
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...