Google ADS

Tomislav Nikoliq: Bisedimet me Prishtinën janë duke u zhvilluar në kushte pothuajse të pamundura

17:36 | 17 Shkurt 2017
Arbresh.info

Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq, ka deklaruar se bisedimet me Prishtinën janë duke u zhvilluar në kushte pothuajse të pamundura, shkruan B92.

Gjatë një takimi të zhvilluar në Beograd me kancelarin austriak Christian Kern, Nikoliq ka thënë Beogradi është duke i përmbushur të gjitha kërkesat që po i kërkohen, derisa Prishtina po lejohet që të mos i zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel.

“Ne presim dhe shpresojmë për kushte të barabarta dhe të drejta në  bisedimet e ardhshme me Prishtinën”, ka shtuar presidenti serb.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme