Juristi, Tomë Gashi në një prononcim për GazetaBlic ka thënë se fituesi absolut i zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje.
“Siç dihet fituesi absolute i zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje dhe duke ditur se ajo ka garuar e vetme fare lehte vërtetohet se e vetme i ka mundur te gjitha partitë politike duke treguar fuqinë e saj” tha Gashi për GazetaBlic.
Ai gjithashtu tha se e vetmja zgjidhje është që VV të krijoj qeveri.
“E vetmja zgjidhje është qe VV të krijoj qeveri dhe atë me parti të tjera të preferuara nga VV e te cilat ne tërësi e pranojnë dhe punojnë ne realizimin e planit 40 pikesh të VV, kjo do te ishte edhe zgjidhje ligjore,kushtetuese dhe ne te mire te shtetit te Kosovës ne përgjithësi dhe te secilit qytetar te Kosovës ne veçanti. Vetëm me Lëvizjen VETËVENDOSJE! mund te kemi realizimin e aspiratave të qytetareve te Kosovës” ka përfunduar Gashi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...