Avokati i njohur kosovarë, Tomë Gashi, ka sqaruar se nuk ka marrë asnjë ftesë nga Prokuroria Speciale pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, por vetëm një telefonatë.
Përmes kësaj telefonate, Gashi ka bërë të ditur se është ftuar që bashkë me sekretarin e OVL UÇK-së, Faton Klinaku të paraqitet në zyrat e Eulex-it. në Fushë Kosovë, aty ku janë intervistuar pjesëtarët e UÇK-së.
Mirëpo, Gashi thotë se nuk pranon asnjë lloj ftese tjetër, përpos asaj me shkrim. /arbresh.info/
Reagimi i plotë:
Për sqarim:
Une kam pranuar thirrje telefonike nga nje person dhe numer i pa njohur i cili eshte prezantuar si hetues nga Prokuroria Speciale.
Nuk kam marr ftese me shkrim.
Ai ka kerkuar qe une te shkoj se bashku me Faton Klinakun ne zyret e Eulex-it. ne Fushe Kosove aty ku jan intervistuar pjestaret e UÇK-se.
Une kam refuzuar te shkoj te ata dhe posaqerisht qe te shkoi me zotin Faton Klinaku pa ftese te shkruar.
Si tani edhe ne te kaluaren kam refuzuar thirrje nga Gjykata Speciale permes viber Ëhats up apo çfarëdo rrjeti social kur kan bere ftesa per klient te mi.
Nuk ka praktika juridike ne bote qe ftohen ne gjykata pa ftesa.
As ne darsem nuk shkon njeri pa ftese.
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...