Avokati Tomë Gashi thotë se klienti i tij, Sylejman Selimi, dhe i dënuari tjetër në rastin “Drenica 1”, Jahir Demaku, janë duke u mbajtur jashtëligjshëm në burg pas anulimit të aktgjykimit të GJykatës Themelore në Mitrovicë nga ana e Gjykatës Supreme.
Në një konferencë për shtyp nga zyra e tij, avokati Gashi tha se tashmë nuk ka asnjë bazë ligjore që klienti i tij të qëndrojë në burg, meqë edhe Gjykata Kushtetuese ka anuluar aktgjykimin në rastin “Drenica 2”.
“Mund të ketë arsye politike, por arsye ligjore që Sylejman Selimi të qëndrojë në burg më nuk ka”, tha Tomë Gashi.
“Besoj se të gjithë e kemi të qartë se pas anulimit të aktgjykimeve, pas kthimit të tyre në rigjykim, askush nuk ka të drejtë t’i mbajë ata në vuajtje të dënimit që konsiderohet paraburgim për thuajse pesë vite”, shtoi Gashi.
Sipas tij, kjo përbën shkelje elementare të të drejtave të njeriut dhe dispozitave të Kodit të Procedurës Penale.
“Besoj se sistemi juridik i Kosovës ka dije dhe ka guxim që ta nxjerrë vendimin për lirimin e Sylejman Selimit nga mbajtja e mëtejme në burg në bazë të një aktgjykimi që nuk ekziston”, tha Gashi.
Sylejman Selimi, ish komandanti Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ish ambasador i Kosovës në Shqipëri, është duke vuajtur dënimin me burgim në Burgun e Dubravës pasi që është shpallur fajtor për krime të kryera gjatë kohës së luftës.
Gjykata e Apelit i kishte bashkuar dënimet për rastet “Drenica 1” dhe “Drenica 2” dhe e kishte dënuar Sylejman Selimin me dënim unik prej 10 vjetësh.
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...