Avokati Tomë Gashi ka bërë thirrje që të mos publikohen kurrsesi dosjet e Speciales që do të kompromentonin emrat e dëshmitarëve. Gjithsesi ai thotë se diçka tjetër nga ato dosje mund të publikohet.
Duke folur në emisionin në T7 ai ka thënë që të publikohen nëse është e mundur komunikimet e Speciales me institucionet serbe.
“Nuk besoj që është krim publikimi i komunikimit të institucioneve të Serbisë me ato të Gjykatës Speciale”, tha ai.
“Apeloj që të mos publikohet asesi emri i dëshmitarëve apo emra tjerë. Ne kemi harxhuar shumë miliona që ishin fonde të BE’së. Në vend që të kishim ndërtuar shkolla, objekte e institucione e tjera gjëra që duhej në ndërtim të shtetit tani duhet të harxhojmë nëpër gjykata ndërkombëtare. Jemi ardhur në një situatë kur tani SHBA përmes ndihmës tonë ja kanë hapur rrugën Serbisë. Për herë të parë prej vitit 1999 Serbia për herë të parë shkon në Shtëpinë e Bardhë”, përfundoi ai.
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...