Tomë Gashi: Thaçi shkoi me barkë në veri, nuk e shpjegoi kurrë pse

00:05 | 1 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Avokati Tomë Gashi ka folur rreth vizitës së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në veri.

Gashi ka kujtuar vizitën e Thaçit në veri derisa vlerësoi lart vizitën atje të kandidatit të VV’së për kryeministër dhe ushtrueses së detyrës së presidentit në veri.

“Në veri duhet të shkohet më shpesh e jo si Hashim Thaçi në të kaluarën. Para disa vjetësh ishte në Ujman me një varkë me drejtorin e policisë dhe e paraqiste atë si një nga sukseset më të mëdha duke e bërë një lundrim në liqenin e tonë thuaja s’di çka ka zbuluar ai”, tha Gashi.

“Ishte një ngjarje e zakonshme, thuajse private, me gjithë atë sigurim, me Njësi Speciale me gjëra të tjera që Hashim Thaçi e keqpërdori aq thellë, aq shumë, aq në mënyrë brutale për shkak se në Prishtinë ishte një protestë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe që tani më gjithçka dihet dhe shihet dhe e la një ndjenjë të hidhët që unë besoj se nuk e ka shpjeguar z.Thaçi’, theksoi Gashi në Pressing.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme