Avokati Tomë Gashi ka thënë se Kodi Civil duhet të votohet, me ose pa nenin për bashkësitë civile, që lejon martesat mes gjinisë së njëjtë.
Gashi në T7 i pyetur se çka nëse nuk votohet ky Kod, ai tha se ‘nami s’bohet. Lufta e tretë botërore nuk bëhet’.
“Nami s’bohet. Lufta e tretë botërore nuk bohet. Rusia nuk na vjen këtu, as lufta e Ukrainës nuk na vjen këtu. Por është një periudhë kohore që është e parapamë me ligj, që besoj që shkon në parlamentin e Kosovës, që nuk votohet, nuk votohet.
Atëherë mundet me pas edhe modifikime tjera, me pas sqarime se çka janë t’u votu. Nuk është dicka që mund të shtyhet në pakufi, por besoj se edhe me këtë nen edhe pa këtë nen Kodi Civil duhet të votohet.
I pamë sqarimet që nuk do të thotë që me Kodin Civil rregullohet martesa e personave të gjinisë së njëjtë”, tha Gashi.
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...
‘Zjarr’ në shtëpinë e BBVK, “Vëllai i Madh” ka vendosur që t...
Zelensky: Ne duam t’i japim fund konfliktit me Rusinë në vit...