Avokati Tomë Gashi ka mohuar një lajm se e ka rrahur gruan. Ka thënë se është rren dhe shpifje.
“Është rren. Është gënjeshtër”, ka thënë Gashi, për Express, të shtunën.
Gashi ka thënë se s’ka pasur kurrfarë problemesh me bashkëshorten.
Ndërkohë, sipas Klan Kosovës, avokati Tomë Gashi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij të enjten në mbrëmje.
Burime të Klan Kosova marrin vesh se gruaja e avokatit Gashi, B.G. është paraqitur në polici për ta paraqitur rastin e ushtrimit të dhunës ndaj saj.
Rastin e dhunës e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e fundit 24 orësh.
“Ankuesja femër shqiptare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Në lidhje me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe është njoftuar prokurori kompetent. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport duke iu referuar rastit në fjalë.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...