Avokati, Tomë Gashi ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që të jetë prezent kur të intervistohet ministrja Albulena Haxhiu në lidhje me rastin Dehari.
Gashi me anë të një postimi në Facebook, shkruan se prokurori i rasti ka kryer shumë veprime pa prezencën e tij, duke bërë rikonstuimin e vendit të vdekjes së Deharit si dhe marrjen në pyetje të deputetit Haki Abazi.
Postimi i plotë:
Prokuroria ne lufte me te vërteten !
Tani kërkon të marr në pyetje Ministren e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu e cila që 7 vite kërkon vetëm drejtësi për vrasjen e Astrit Deharit
Prokurori ka krye shumë veprime pa prezencën time , ka bërë rekonstuimin e vendite të vrasjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit , ka marr në pyetje deputetin Haki Abazi
Tani të shohim si do t’i përgjigjet kësaj kërkese ..!
Ndryshe të enjten, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka publikuar një dokument, sipas të cilit, prokurori special Afrim Shefkiu, kërkon që të intervistohet ajo në cilësinë e dëshmitares për rastin e Astrit Deharit, për shkak të një shkrimi që e ka bërë me datën 5 nëntor 2023.
Haxhiu ka thënë se është përgjegjësi e prokurorit Afrim Shefkiut që të tregojë se kush janë vrasësit, ndërkohë që ka thënë se do ta japë dëshminë e saj për këtë rast.
“Prokurori Special, Afrim Shefkiu, paska kërkuar nga unë që të përgjigjem se kush janë vrasësit e Astrit Deharit! E gjithë kjo bazuar në një status timin në rrjetet sociale, në përvjetorin e Astrit Deharit”, kishte shkruar Haxhiu./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Prokuroria Speciale e fton Albulena Haxhiun si dëshmitare për rastin e Astrit Deharit
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?