Google ADS

Tomë Gashi ftohet nga Specialja, thotë se nuk do t’i përgjigjet

16:42 | 30 Shtator 2020
L G

Avokati i njohur, Tomë Gashi, i cili kohëve të fundit është angazhuar edhe si mbrojtës i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës UÇK), është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në Facebook, raporton arbresh.info.

Gashi, ka bërë të ditur se nuk do t’i përgjigjet kësaj ftese.

Bashkë me Gashin, në policinë e Eulex-it në Fushë- Kosovë, është ftuar të paraqitet edhe Faton Klinaku  nga OVL e UÇK-së. /arbresh.info/

Postimi i plotë:

DUKET QË DO TË KETË ARRESTIME TË REJA NGA GJYKATA SPECIALE

Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë, duket se nuk e kanë të qartë se Nasim Haradinaj e Hysni Gucati nuk e pranojnë Gjykatën Speciale, ashtu siç nuk e pranon as Faton Klinaku.

Para pak qastesh Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë kërkoj që unë ai avokat i OVL të UÇK-së, të lajmërohem në policinë e Eulexit në Fushē Kosovë së bashku me Faton Klinakun.

Unë kësaj thirrje nuk do ti përgjigjem, ngase nuk e kam pranuar dhe nuk e pranoj Gjykatën Speciale.

Sonte ose shihemi në ndonjë debat televiziv ose unë dhe Faton Klinaku do të flasim për çështje kombëtare në Hagë me Nasim Haradinajn.

Tani Gjykata Speciale e ka humbur arsyen dhe don te arrestoj edhe avokatët që i mbrojnë veteranët e UÇK-së.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme