Google ADS

Tomë Gashi dëshmon në Speciale nga mesi i janarit

18:58 | 1 Janar 2022
F.T

Shkruan: Arditë Shkodra

Ditë më parë avokati Tomë Gashi pati deklaruar se është i ftuar nga ekipi mbrojtës për të dëshmuar në favor të Nasim Haradinajt.

Në një intervistë për arbresh.info, Gashi ka treguar se kur do të udhëtojë për në Hagë për të dëshmuar.

Unë jam i ftuar nga ekipi mbrojtës të z. Nasim Haradinaj dhe me fillimin, diku javën e dytë të janarit të vitit të ardhshëm, do të shkojë për të dëshmuar në favor të tij”, tha Gashi.

Ai ka thënë se është i gatshëm të paraqes të gjithë situatat që i interesojnë Gjykatës Speciale si dhe Prokurorisë, në mënyrë që të ketë një gjykim sa më të drejtë, dhe te shpjegohet arsyeja se pse Nasim Haradinaj ka shfaqur dokumentet që arritën në zyrën e OVL-UÇK-së.

“Me siguri që unë do t’i paraqes të gjithë situatat që Gjykatës Speciale i interesojnë dhe prokurorisë që të kemi një gjykim sado/kudo të drejtë për ta shpjeguar situatën se pse Nasim Haradinaj i ka shfaqur ato dokumente që janë publikuar edhe në media, në tri raste person i panjohur i ka sjellur”, u shpreh avokati.

Pasi që lënda është e përbashkët, Gashi ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndihmuar edhe z. Gucati me çfarëdo lloj ndihme që mund t’i jap edhe pse është avokat në mbrojtjen e Haradinajt.

“Jam avokat në mbrojtjen e Nasim Haradinajt meqenëse është lënda e përbashkët me siguri që çfarëdo lloj ndihme minimale që unë mund të jap për ta, do të jetë sigurisht dëshmia ime edhe për z. Hysni Gucati”, thotë Gashi.

Gjykata Speciale a është duke hetuar vetën?

Avokati Tomë Gashi thotë se ende nuk është e ditur se Gjykata Speciale është duke e hetuar vetën apo personat që kanë sjell ato informacione nga Haga në Prishtinë. Ai konsideron se ishte mëse e ditur se këto dokumente do të publikoheshin pasi që gjithmonë OVL-UÇK ka qenë kundër Gjykatës Speciale.

“Ne ende nuk kemi njohuri se Gjykata Speciale, a është duke e hetuar vetë veten, a është duke i hetuar personat që i kanë sjell ato materiale nga Haga në Prishtinë, sepse kemi të bëjmë me largësi prej disa mijë kilometrave dhe nëse këto dokumente janë të tyre, atëherë ata do të duhej fillimisht ta hetojnë vetën dhe pastaj të bëjnë hetime se si erdhën këto dokumente në qendrën e Prishtinës në zyrën qendrore të OVL-UÇK-së. Paraprakisht ata kanë mundur ta dinë që nëse dokumente të tilla vijnë, OVL-UÇK do t’i bënte publike ato për shkak se gjithmonë OVL-UÇK ka qenë kundër Gjykatës Speciale. Mendoj që kjo mund të jetë një aranzhim i strukturave çfarëdolloj që janë ato që të dëmtohet vetë OVL-UÇK dhe që pastaj ka pasuar, fatkeqësisht me arrestimin e kryetarit dhe nënkryetarit”, tha ndër të tjera Gashi. /ArditëShkodra/arbresh.info/

Të ngjashme