Google ADS

Tomë Gashi: Dënimi i aktivistëve të VV-së është një masakër juridike

13:36 | 17 Nëntor 2017
M. A.

Avokati i aktivistëve të Vetëvendosjes të cilët u dënuan sot me 20 vite burg, Tomë GAshi, ka thënë se kjo është një masakër juridike duke paralajmëruar se do të bëjnë ankesë në afatet ligjore, shkruan arbresh.info.

“Kjo është një masakër juridike. Ne do të bëjmë ankesë në afatin ligjor. Ne tani për tani nuk jemi të sigurtë që edhe instancat e tjera të jetë të ndikuara politikisht. Janë shpallur sot fajtorë pa asnjë prove vetëm për përkatësinë e tyre partiake. Duket që ka qenë një marrëveshje mes gjykatës që të veprohet kështu, ka thënë Tomë Gashi.

Ndryshe, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të akuzuar për sulmin me mortajë dore ndaj ndërtesës së Kuvendit, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti, Atdhe Arifi dhe Adea Batusha janë shpallur fajtorë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme