Pas dorëheqjes së Elez Blakajt, avokati Tomë Gashi ka thënë se prokuroria kishte presion të publikonte aktakuzën për mashtrimet me listat e veteranëve.
Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se politika ka bërë presion të bëhet publike aktakuza për veteranët.
“Politika ka bërë presion të përshpejtohet dërgimi i aktakuzës në gjykatë, tri javë pasi u bë publike dorëheqja e prokurorit Elez Blakaj”.
Gashi tha se nuk beson që aktakuza e dërguar në prokurori është draftuar nga Elez Blakaj.
“Aktakuza e dërguar në prokurori nuk është draftuar nga prokurori Elez Blakaj. Blakaj do të ishte dashur të qëndroj këtu dhe të dalë në një konferencë për shtyp dhe të tregoj arsyet e dorëheqjes, por ai ka zgjedhur një rrugë tjetër”, tha ai.
Avokati i njohur thotë se Blakaj mund të ketë pasur sugjerime për t’u larguar nga Kosova nga shërbime sekrete të besueshme.
“Kur rrezikshmëria është e madhe, dikush dikujt i sugjeron dhe ai zgjedh rrugën për Amerikë. Sigurisht që të kishte shkuar në Turqi, Hashim Thaçi dhe të tjerët e kishin kthyer që nga disa e nesërme sepse dihen raportet mes tyre”, tha ndër të tjera Gashi.
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...