Gjykata Supreme ka urdhëruar KQZ-në që Liburn Aliun dhe Labinotë Demi-Murtezajn, t’i përfshijë në listën e kandidatëve për deputetë, por jo edhe bartësin e listës dhe kandidatin për kryeministër, Albin Kurti. Njësoj është vepruar edhe me Albulena Haxhiun e Bajram Mavriqin, të cilët nuk do të kenë të drejtë kandidimi.
Avokati , Tomë Gashi, është shprehur se ky vendim tashmë ishte i pritur, por jo i drejtë. Sipas tij, për Kurtin kjo nuk mund të jetë një ndalesë për tu bërë kryeministër, transmeton arbresh.info.
“Ky vendim i Gjykatës Supreme të Kosovës ka qenë i pritur, por jo i drejtë dhe definitivisht tani është hera e tretë që duket se institucionet që janë të kyçura në organizimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit e kanë arritur atë që nuk është dashur të arrijnë kurrë, që ta parandalojnë z.Albin Kurti që të jetë njëri prej kandidatëve për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që do të dalë nga zgjedhjet. Tani ka mbetur edhe një mundësi juridike, që rasti të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, mirëpo duke patur parasysh se janë vetëm 2 javë e 2 ditë nga zgjedhjet, mendoj që përfundimisht nuk do t’i lejohet Albin Kurtit që të jetë njëri prej kandidatëve për deputet”, është shprehur Gashi në VizionPlus.
Sipas Gashit, vendimi i Supremes nuk e penalizon dhe do t’i lejohet Kurtit të jetë kryeministri i ardhshëm./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...