Google ADS

Toleranca fetare në Kosovë: Imami nga Drenica festoi Pashkët në Gjakovë (FOTO)

11:00 | 17 Prill 2017
Arbresh.info

Imami nga Drenasi, Mulla Osman Musliu ua ka uruar Pashkët të gjithë shqiptarëve të besimit krishterë. Ai madje dje gjatë ditës ishte mysafir në një familje gjakovare për të festuar së bashku këtë festë.

“Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë time (që i përmbahem).(Kur”an). Andaj të gjithë shqiptarve të besimit krishter urime Pashkët!”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Ndërsa mikpritësi nga Gjakova, Marjan Ndoja ka shkruar: Sot patem në vizitë për festën e Pashkëve Imamin Osman Musliu me shokë. Nuk ka vlerë me të madhe se sa te kremtojmë së bashku me komunitetet tjera fetare, kētu dua t’i referohem thënies se at Gjergj Fishtes i cili me se miri e përshkruan tolerancen fetare tek Shqiparet ” vërtetë ne kemi bajram e pashkë por shqiptarinë e kemi bashkë”. Prandaj, falenderojë nga zemra mysafirët nga Drenica.

mm-1492416780-7383302

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme