Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga rradhët e AAK-së, Dr. Arbër Tolaj ka reaguar pas deklaratës së këshilltarit politik të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Shkelzen Gashi, në një intervistë për median kosovare, ka theksuar se “UÇK ka vrarë rrth 1000 civilë serbë gjatë luftës së fundit në Kosovë”, deklaratë e cila u shpërnda në mënyrë masive edhe nga mediat serbe, shkruan portal arbresh.info
Dr. Arbër Tolaj ka reaguar ashpër në lidhje me situatën e krijuar, duke theksuar se ‘duhet të shkarkohen ata që guxojnë të fyejnë UÇK-në”.
Ndër të të tjera, ai ka theksuar se ‘Gashi po tenton të njollosë luftën që i solli vetëm lavdi këtij vendi’.
Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë të Tolajt:
Urgjentisht të shkarkohet ai që guxon të fyej ushtarët e UÇK-së.
Si ka mundësi që Kryeministri në detyrë vazhdon të heshtë para fyerjeve e akuzave që Këshillëtari i tij -Shkëlzen Gashi (i cili paguhet nga taksat e qytetarëve të Kosovës) u’a adreson ushtarëve të UÇK-së.
Gashi po tenton të njollosë luftën e drejtë të çlirimtarëve, luftë kjo që Kosovës i solli veç lavdi.
Mbase me deklarata të tilla, ai po kryen misionin e tij me sukses, për këtë sigurisht është aplauduar nga Sërbia, gjë që e dëshmon edhe hapësira mediatike në mediumet serbe, të cilat deklaratës së tij i dhanë shumë pompozitet.
Prandaj duke e konsideruar si përson që nëpërkëmb dhe denigron vlerat tona kombëtare, duke barazuar kriminelët me çlirimtarët, Shkëlzen Gashi në mënyrë imediate duhet te shkarkohet nga detyra.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...