Anëtari i kryesisë së AAK-së, Valon Tolaj ka thënë se shpresojnë që Gjykata Supreme do të vendos në favor të kandidatit të tyre për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj.
“Na duken jo të logjikshme këto ankesat dhe tendencat për mosnjohje të rezultateve. Vendimi për Istogun sado që duket i çuditshëm nuk kemi të drejtë ta komentojmë pasi që Paneli Zgjedhor është një gjykatë”, ka thënë Tolaj, në RTV Dukagjini.
Ai ka shtuar se do ti drejtohen Gjykatës Supreme për shkak të disa procedurave që mendojnë që nuk janë trajtuar si duhet.
“Besojmë që Gjykata Supreme sikurse ka ndodh në disa komuna tjera do ta rivendos ose do të marrë një vendim tjetër dhe që komuna e Istogut në fund do ta ketë kryetarin e tij që për ne është Gani Dreshaj”, tha Tolaj.
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...