Infektologu Ilir Tolaj hodhi akuza ndaj qeverisë për situatën e rëndë të krijuar me coronavirusin në Kosovë me veprimin e saj të ngadaltë dhe heqjen e masave për shumë aktivitete.
Ai tha se lejimi i dasmave, lokaleve të natës dhe disa aktiviteteve të tjera çoi në rritjen e shifrave të infektimeve.
Sipas mjekut Tolaj, Kosova është në situatën kur duhet mbyllur sërish.
“Lirimi i masave në përmasat që ishin në Kosovë është një prej shkaqeve se përse kemi një situatë të tillë më valën e katërt të pandemisë dhe përhapja e Deltës e ka bërë të vetën. Qeveria veproi në mënyrë të ngathtë të vonuar edhe kur rastet nisën të shtohen, lejoi lokalet e natës dhe kafeteritë me orar të gjatë.
Asnjë nga këto veprimtari nuk u shoqërua me masa minimale antiCovid. Në Kosovë duke lejuar punën e disa segmenteve ne tashmë po përballemi me pasoja dhe vuajtje. Duke synuar të lejojmë një jetë të lirë ekonomike jemi në situatën të mbyllemi në tërësi”, u shpreh Tolaj në A2.
Rreth 25 milionë amerikanë hedhin votën në shtetet e pavendo...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Sindikata e Re e KEK-ut mban sot protestë
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kuvendi sot me seancë të jashtëzakonshme, diskutohet për ska...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët