Tokë, banesa e shtëpi – kjo është pasuria e presidentes Osmani

13:42 | 14 Qershor 2022
A Z

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar pasurinë e saj për vitin 2021 në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Osmani deklaruar se ka një banesë të papërfunduar me garazhë, me sipërfaqe rreth 95 metra katrorë, vlera e të cilës është 42 mijë e 500 euro, e cila ende nuk ka kaluar në pronësi të deklaruesit.

Po ashtu ka 35 mijë e 721 euro dhe 6 mijë e 774 dollarë para të gatshme të mbajtura në bankë.

Osmani ka pagë vjetore prej 32 mijë e 922 euro si presidente e Kosovës, ndërsa 6 mijë e 223 euro i ka marrë nga mëditjet në udhëtimet gjatë 2021-ës, sipas deklarimit në AKK.

Ndërsa bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, merr pagë vjetore prej 37 mijë e 885 euro nga buxheti i Kosovës dhe 8 mijë e 500 euro nga qiratë./arbresh.info/

 

Të ngjashme