Ministri i Shëndetësisë i qeverisë aktuale teknike, Nikolla Todorov, premton investime të reja në vlerë prej 33 milionë eurove për pajisje mjekësore.
Por nga organizata joqeveritare “CIVIL” theksojnë se ky veprim është kundërligjor.
Xhabir Deralla nga kjo organizatë thekson se bëhet fjalë për një qeveri paszgjedhore që nuk ka të drejtë të shpallë tenderë.
“Edhe po të ishte në rregull, edhe sikur të kishte mundësi ligjore për një gjë të tillë, çështja është se një qeveri aktuale si kjo e tanishmja që është qeveri paszgjedhore, nuk ka të drejtë të shpallë tenderë, sepse ajo ka vetëm funksion teknik, sa për ta mbajtur administratën dhe sistemin deri në formimin e qeverisë së re”, deklaroi për TV21 Deralla.
OBRM-PDUKM-ja ka dal në mbrojtje të ministrit Todorov duke theksuar se bashkëpartiaku i tyre të gjitha veprimet e tij i bën në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën.
Profesori universitar për çështje juridike, Bekim Kadriu, vlerëson se veprimi i Todorovit është jokushtetues, pasi që në rastin e tij bëhet fjalë për një ministër që i është verifikuar mandati si deputet.
Profesori Kadriu thekson se Todorov le që nuk duhet të marrë vendime, por nuk duhet as të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë.
Nikolla Todorov javën e kaluar paralajmëroi shpalljen e një sërë tenderësh për furnizimin e 100 institucioneve shëndetësore me pajisje mjekësore, me një vlerë prej 33 milionë euro.
Këto investime u paralajmëruan nga Tetova, ku për Qendrën Universitare Klinike të saj u premtuan 2 milionë euro pajisje mjekësore./Telegrafi/
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen