Të gjithë qytetarët që ia mësyjnë parkut të Gërmisë me vetura paguajnë 1 euro për të hyrë brenda.
Gjatë ditës, ne këtë park hyjnë qindra makina ndërkohë që në fundjavë numri i tyre tejkalon shifrat e zakonshme. Mirëpo pavarësisht mjeteve të grumbulluara për mirëmbajtjen e këtij parku, aty ndodh shpeshherë që pushuesit të mos kenë mundësi të kryejnë nevojat e tyre fiziologjike. Vetëm gjatë ditës së shtunë, një numër i madh i qytetarëve po kalonin kohë në këtë vend rekreativ për shkak të motit të mirë, shkruan arbresh.info.
Por pikërisht në fundjavë kur fluksi i atyre që zbaviten në park është i madh, toaleti publik që është në mes të parkut nuk funksionon. Kështu ka ndodhur edhe sot ndërkohë që punëtorët që e mirëmbajnë atë kishin vendosur në derën e toalitetit një letër ku shkruante “S’ka ujë”.
Qytetarët që i drejtoheshin këtij toaleti që është i vetmi në tërë parkun ktheheshin mbrapsht me arsyetimin e punëtorëve se nuk ka ujë dhe vie erë e rëndë. Disa qytetarë kanë thënë për Arbresh.info se kjo është e pakuptueshme pasi për çdo hyrje që bëjnë paguajnë nga 1 euro. Shumë prej tyre u drejtoheshin restoranteve për të kryer nevojat e tyre./arbresh.info/
Ministrja Nagavci sot përuron çerdhen në fshatin Milloshevë ...
Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se ...
MCA Kosova mban konferencë për sistem të ruajtjes së energji...
Rritet bilanci i viktimave nga zjarret katastrofike në Los A...
Moti sot në Shqipëri
Zyrtari i lartë amerikan sot viziton Kosovën, do pritet nga ...