Drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, pret nga qeveria e re e Kosovës që ta ketë prioritet këtë ndërmarrje që dikur ishte shtylla kryesore e ekonomisë së Kosovës.
Ai ka thënë në RTK se kanë shumë probleme, duke përshfirë edhe elementet më thelbësore të funksionimit.
“Asgjë më e rëndësishme nuk është se sa të fillojë të implementohet Ligji për “Trepçën”. Nuk ka ndonjë autoritet që do të lëviz proceset përpara. Mungon statuti i ndërmarrjes, ai statut duhet të miratohet në qeveri të Kosovës’, ka thënë Tmava.
Sipas tij, ‘Trepça” sot përballet më shumë probleme.
“Duhet të ketë ristrukturim, në të gjitha segmentet, edhe tek punëtorët. Është obligim ligjor që të ecim tutje”, tha Tmava.
Sipas tij, duhet të krijohet edhe bordi mbikëqyrës.
“Ky Bord duhet do të bëhet prej ekspertëve. Ka edhe telashe këtu, nëse shkojmë si në bordet klasike. Pra duhet të kemi mënyrë tjetër”, tha Tmava.
Ukraina sulmon me dronë fabrikën kimike të armëve në Rusi
Haradinaj në takim me fermerë, premton mbështetje financiare...
‘Kryeqyteti pa makina’, Rama: Nga 1 janari me biletë të përb...
Skena të “nxehta” mes Drilonit dhe Gresës
Abdixhiku zbulon kandidatët e LDK-së për deputetë nga Peja
Goditje e rëndë për Real Madridin – dyshohet se ylli i ekipi...