Google ADS

Tjetër kërcënim më bombë në Aeroportin e Prishtinës, PK: Nuk është gjetur asgjë e dyshimtë

22:00 | 6 Shkurt 2023
E.H

Sot rreth orës 19:00 Policia e Kosovës ka pranuar edhe një tjetër kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se pas kontrolli të detajuar nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

“Rreth orës 19:00 është pranuar një informatë tjetër, për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Rasti po trajtohet nga njësitet kompetente”, ka shtuar Ahmeti.

Pasi që udhëtarët dhe personeli ishin evakuar, zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara, ka njoftuar se alarmi ka rezultuar të jetë i rremë. /arbresh.info/

Lexo edhe:

Kërcënim për bombë në aeroportin e Prishtinës

Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës doli të jetë i rremë, rinisin fluturimet

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme