Aeroporti i Prishtinës ka njoftuar se aeroplani i kompanisë ajrore “Onur Air” ka pësuar një defekt, gjë që ka shkaktuar vonesë për të arritur nga Prishtina për në Antalya për rreth 1 orë e 25 minuta.
Zyrtarisht nga Aeroporti i Prishtinës njoftojnë se të gjithë udhëtarët kanë mbërritur të sigurt në Turqi, pasi që aeroplani nuk ka pësuar ndonjë defekt serioz.
Ata tregojnë se si mekanikët e kompanisë ‘Adria Airways’, kanë intervenuar për të eliminuar problemin teknik.
“Sot në mëngjes, fluturimi OHY 709 i kompanisë ajrore Onur Air në arritje nga Antalia – Turqi pas aterrimit në ANP “Adem Jashari” i është shfaqur një problem teknik pa ndikim në sigurinë e fluturimit.Me asistencë të stafit teknik të aeroportit aeroplani është parkuar pa problem. Menjëherë pas kësaj, kanë intervenuar mekanikët e mjeteve ajrore nga kompania ajrore Adria Airways të stacionuar në aeroport dhe e kanë eliminuar problemin teknik. Aeroplani kishte vonesë në arritje 1 orë e 25 minuta, dhe është nisur për në Antalia në ora 5:58 në vend të kohës së paraparë në 3:30 min”, thuhet në njoftimin e ANP “Adem Jashari”, raporton Gazeta Express.
Defekt sot ka pësuar edhe një aeroplan i linjës Stutgart-Prishtinë, pasi ka rrjedhur diçka nga njëri krah i aeroplanit.
Bëhet fjalë për kompaninë ALK, ndërkohë udhëtarët kanë mbetur në aeroportin e Sutgartit. /GazetaExpress/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...