Google ADS

Tiranasit lavdërojnë Edi Ramën: Është shumë i zoti, e ka bërë Shqipërinë kryeqendër të Ballkanit Perëndimor

10:03 | 3 Mars 2024
E.H

Shqipëria viteve të fundit është kthyer në qendër të vëmendjes evropiane dhe ballkanike.

Kjo, falë zhvillimeve dhe organizimeve të disa samiteve të rëndësishme gjatë vitit të kaluar dhe këtë fillim vit.

Më 15 shkurt të këtij viti, Shqipëria u vizitua nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili tha se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë janë më të fuqishme se “kurrë më parë”.

Më 16 tetor të vitit 2023 Tirana ishte nikoqire e Samitit të Procesit të Berlinit, ku për herë të parë ky samit ishte organizuar në një vend që nuk është anëtare e BE-së, raporton Arbresh.info

Ky ishte një event që përveç tjerash, mbante një peshë të konsiderueshme nga pikëpamja e krijimit të një mjedisi të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet.

Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë është i dhjeti në serinë e samiteve të tilla dhe i pari në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Katër marrëveshje lëvizshmërie u nënshkruan gjatë Samitit të Procesit të Berlinit më 16 tetor, në Tiranë, ku u njohën katër kualifikime profesionale dhe lehtësimi i lëvizjes së tyre brenda rajonit për infermierët, mamitë, kirurgët veterinarë dhe farmacistët.

Disa muaj më pas, Tirana ka mirëpritur për herë të parë më 28 shkurt një Samit dedikuar tërësisht Ukrainës, ndërsa një ditë pas, më datë 29 shkurt ishte nikoqire e Samitit Rajonal për planin e BE-së për rritje në Ballkanin Perëndimor të gjithë liderët e Ballkanit Perendimor.

Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.

Gjatë mandatit dy-vjeçar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria luajti një rol aktiv në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, si një prej vendeve që ka mbështetur Ukrainën.

E për gjithë këto zhvillime, tiranasit ia dedikojnë meritat kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Ata para kamerës së Arbresh.info, thonë se Rama ka sjellë në Shqipëri liderë të mëdhenj evropian e botërorë.

“Po, patjetër si asnjëherë tjetër dhe ka një meritë të veçantë, bravo i qoftë që promovon vendin e vetë. Ne shqiptarët në Evropë na kanë njohur vetëm për anët negative, tash po na njohin për anët pozitive. Duan apo nuk duan ai ka meritën e vetë që ka sjellë liderët më të mëdhenj”, tha një qytetarë.

Një tjetër qytetarë shprehet se Tirana është gjithmonë e gatshme që të pres Samite të tilla.

“Samiti i sotëm është një hap për një zgjidhje paqësore. Tirana ka qenë gjithmonë e gatshme për Samite të tilla”, tha një tjetër qytetarë.

E për një qytetarë tjetër të këtij vendi kryeministri Rama është shumë i zoti në punën e tij.

“ E ka shndërruar e ka shndërruar, është i zoti, e ka bërë kryeqendër të Ballkanit Perëndimor tash për tash është shumë i zoti”, tha ky qytetarë./Arbresh.info/Edona Krasniqi/

Të ngjashme