Partitë shqiptare në Mal të Zi bashkohen për zgjedhjet e 26 nëntorit. Faktori politik shqiptar në Trevën e Malësisë në Malin e Zi ka firmosur koalicionin, ku zotohen se të bashkuar, në dakordësi dhe bashkëpunim do të hartojnë listat dhe koalicionet zgjedhore.
Marrëveshja është nënshkruar mes 4 partive shqiptare, të cilat angazhohen se pavarësisht dallimeve ideologjike të formacioneve të tyre politike, vetëm përmes një platforme të përbashkët, do të jenë në gjendje të përfaqësojnë siç duhet interesat e shqiptarëve.
“Jemi dakord që në zgjedhjet lokale të 26 nëntorit 2017, të maksimalizojmë rezultatin zgjedhor në favor të kandidatëve shqiptar. Mbi këtë bazë, në dakordësi e bashkëpunim, do të ndërtohen listat dhe koalicionet zgjedhore.
Ftojmë publikisht të gjithë faktorët politikë dhe shoqërorë, që të dalim me një zë të përbashkët në mbështetje të kandidaturave shqiptare.
-Pas zgjedhjeve dhe në bazë të rezultatit, formacionet, listat dhe subjektet zgjedhore nuk do të mund të angazhohen në asnjë mënyrë vecmas por vetëm së bashku për formimin e shumicës në këshillin komunal të komunës së Tuzit”, thuhet në deklaratën e përbashkët të partive shqiptare në Tuz.
Burime për Top Channel thonë se Tirana zyrtare ka luajtur një rol vendimtar që ata të bëhen bashkë. Mësohet se janë kontaktuar dhe janë bërë takime të herëpashershme me faktorin shqiptar atje dhe është punuar shumë që të arrihet kjo marrëveshje tek shqiptarët e kësaj krahine.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...