Deputetja e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, i ka dalë në mbrojtje koleges së saj opozitare, Ganimete Musliu, shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila por edhe ministreve Albulena Haxhiu e Arbërie Nagavci.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se në një seancë të vetme të kuvendit u shumëfishua gjuha seksiste, e që sipas saj fajtorë ka në seancë, media e rrjete sociale.
“Së pari kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e sulmoi kryetaren e Grupit Parlamentar të LV-së Mimoza Kusari – Lilën duke i përmendur moralin. Sa herë që morali u përmendet grave në politikë dihet tendenca dhe nuancat e këtij asociimi. E njëjta nuk ndodhë me burrat”, shkroi Kurti, përcjell arbresh.info.
Tutje, ajo përmendi edhe shkrimet në media se ministrja Haxhiu e Nagavci në natën kur kuvendi mbante seancë nga ora 22:00, e që temë ishte dialogu, të dy ministret ishin parë në një lokal nate në kryeqytet.
“Disa prej mediave shkruan se dy ministre paskan dalë në mbrëmje derisa pritet të mbahet vazhdimi i seancës. Nuk është e ndaluar që gratë të dalin. Madje ka aktiviste që e kanë adresuar që prej moti këtë. Kurse deputeti Mërgim Lushtaku po në atë seancë ua pëmendi më vonë alkoolin. Edhe kjo dihet që ka rol tjetër kur është fjala për gratë”, është shprehur Kurti.
Më tej, deputetja e VV-së i doli në krah edhe deputetës së PDK-së, Ganimete Musliu, e cila pas një replike që pati me kryeministrin Albin Kurti, në rrjetin social Facebook, pati shumë komente fyese në drejtim të saj.
“Deputetja Ganimete Musliu po ballafaqohet me komente fyese në fejsbuk dhe media pas një fjalimi në po atë seancë. Dënoj çdo ofendim që cenon integritetin njerëzor”.
“Me Mimozën, me Ganimeten, me Albulenën, me Arbërinë. Ne duhet të jemi të gjitha bashkë, jo veç për veten tonë, por për të gjitha gratë e Kosovës që presim ta zvogëlojmë dhunën, të ndikojmë në punësim e arsim dhe në kushtet e jetës e eksperiencave të grave në përgjithësi”, shkroi Kurti.
Rusia mohon të jetë e përfshirë në dëmtimin e kabllove në De...
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...