Ndarja e Kosovës është një nga temat që ka ndezur shkëndija tensioni në rajonin e Ballkanit, teksa në mjediset politike flitet për një marrëveshje paraprake Thaçi-Vuçiq për shkëmbim territoresh.
Gjithashtu ka aludime për një ndarje klanesh lidhur me këtë çështje, me SHBA-të që raportohet të jenë pro shkëmbimit të territoreve për arritjen e paqes Kosovë-Serbi dhe BE-në që është kategorikisht kundër.
Për çështjen më të nxehtë të momentit ka shkruar sot e përditshmja britanike “The Times”, e cila thekson se “hyrja e Maqedonisë në NATO shënon fundin e një betejë të gjatë, por hartimi i rajonit në një mënyrë që do t’i kënaqte të gjithë aktorët mbetet ende një pikë e pamundur”, përcjell “Shqip”.
Duke e përshkruar ish-Jugosllavinë si një ‘puzzle’ e kompozuar nga shtatë pjesë, gjashtë ish-republikat plus Kosovën, “Times” shkruan se dy dekada pas përfundimit të luftës në Ballkan, Bashkimi Evropian dhe NATO po numërojnë shtetet e sapolindura duke investuar në to miliarada dollarë dhe duke premtuar partneritet, në përpjekje për të garantuar paqe dhe zgjidhje për kufijtë.
Me hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe në të ardhmen, potencialisht si një vend që do të fillojë negociatat për hyrje në BE, me pjesët veriore dhe jugore të ‘puzzle-it’ të Kroacisë, Sllovenisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë duket se gjithçka është përmirësuar, por Serbia, Bosnja dhe Kosova, ende mbesin në zemër të këtij rajoni që ende diçka po shkon keq, shkruan Times.
Sipas këtij shkrimi, gjatë vitit të kaluar, presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq, kanë negociuar prapa dyerve të mbyllura për një marrëveshje për ‘shkëmbim territoresh’ apo atë që e quajnë ‘korrigjim kufiri”, por sidoqoftë ‘vizatimi i kufijve ende nuk do të jetë një hap i lehtë”.
“The Times” shkruan gjithashtu se nëse arrihet një marrëveshje, Beogradi do ta njihte pavarësinë e Kosovës, do të hapej dera e anëtarësimit të Serbisë në BE dhe se një plan i tillë, është i mbështetur nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini.
Por problemi sipas “Times” është se “plani i Kosovës inspiron një jetë të re në ambicien e Milorad Dodikut të Republikës Serbe”.
“Dhe nëse kjo fillon të implementohet kështu, do të mbetet një rrugë për zgjidhjen e kufijve nëpër të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë dhe njëra nga shtatë pjesët e ‘puzzle’ potencialisht mund të eksplodojë”, thekson prestigjiozja britanike.
Në analizën e gjatë të gazetës, shkruhet se “Turqia, Kina dhe vendet e Gjirit, bashkë me Rusinë, janë bashkuar për të rritur ndikimin në Ballkan”. “Times” i lë një hapësirë të veçantë edhe vizitës së presidentit rus, Vladimir Putin në Serbi dhe mesazheve të tij për Kosovën.
Sipas gazetës britanike, thirrjet e Putinit gjatë vizitës në Serbi për Perëndimin ishin se “nuk do të ketë zgjidhje për Kosovën pa qenë edhe Rusia aty” dhe se Putin ka pozicionuar tashmë veten si një garantues për procesin në Kosovë.
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...