Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj do të intervistohet sot nga prokurorët e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale.
Kadrijaj do të intervistohet në cilësinë e dëshmitares.
Ajo para disa ditësh për Telegrafin kishte thënë se do të dëshmojë për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Sipas shkresës që pranova do të intervistohem në cilësinë e dëshmitares, dhe unë do t’i përgjigjem kësaj ftese. Nuk kam çfarë të dëshmojë përveç luftës së drejtë që ka bërë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, kishte thënë Kadrijaj.
Ajo po ashtu kishte kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët kishin votuar pro krijimit të Gjykatës Speciale.
Theksojmë se Gjykata Speciale ka intervistuar edhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës