Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka folur në emisionin Frontal në T7 për punësimet familjare nëpër disa institucione publike që janë bërë nga njerëz të pushtetit, raporton Gazeta Express.
Kadrijaj po shprehet se i vjen mirë se po ka transparencë e llogaridhënie.
“Po më vjen mirë që kanë ardh disa gjëra duke u bë publike me pas transparencë edhe llogaridhënie po jo me ndodh vetëm në këtë qeverisë e në këtë muaj ku Kosova po përballet me presonin për heqjen e taksës të gjithë janë qytetarë të Kosovës dhe kanë të drejtë me konkuru”, thotë ajo duke shtuar se mirë është që këto raste të hetohen dhe të ketë edhe sanksione aty ku ka shkelje ligjore.
Por, sipas saj, nuk është e vërtetë që po punësohen vetëm njerëz të AAK-së.
“Mirë është me i hetu e nëse del që ka shkelje ligjore vërtetë duhet të sansksionohen ata që kanë bërë shkelje. Nuk është e vërtetë që vetëm njerëzit e AAK-së po punësohen, nëse më pysni shumë familjarë të mi janë punësuar po sdo me thane ata kanë qenë në LDK e PDK”, thotë deputetja e AAK-së.
Tutje, ajo ka ftuar edhe që analiza për këto punësime të fillojë më herët dhe aty shprehet se do të dalë në pah e vërteta.
“Familje të ngushtë muj me thanë që 20 vjet se kam asnjë person të punësuar në institucione publike, ka qenë e pamundur me tu dhanë rasti me punësu dikë. Nëse është punësuar me kontratë mbi vepër çka ka të keqe. Asniher smu ka dhënë mundësia me punësu një familjar edhe pse kanë qenë me përgaditje”, përfundon deputetja e AAK-së.
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj