Reporteri britanik, Tim Judah, që njëkohësisht është edhe analist politik dhe është marrë me çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, deklaroi se të dyja shtetet nuk mund të përparojnë në rrugën e tyre të integrimit në Bashkim Evropian pa i zgjidhur të gjitha çështjet mes vete.
“Mendoj që duhet ta vazhdoni dialogun, Serbia është fqinji juaj më i madh dhe ende keni shumë çështje të pazgjidhura”.
“Në fund të dialogut pres kompromise nga të dyja palët më të cilat do të jenë të lumtura. Nuk ka asgjë që mund të arrihet pa vullnet politik, por në fund të ditës Kosova dhe Serbia duhet të jetojnë me njëra-tjetrën dhe duhet të bëhen kompromise nga të gjithë, të tilla që asnjëra palë nuk i duan, p.sh. ajo që Serbia nuk e do është njohja e shtetësisë së Kosovës, ndërsa kjo qeveri e Kosovës është kundër idesë së Asociacionit të Komunave Serbe”, deklaroi ai.
Ndërkaq në lidhje me marrëveshjen e Washingtonit, Judah u shpreh se ajo është arritur për qëllime të caktuara të administratës Trump dhe se nuk mendon që mund të ndikojë në raportet mes Kosovës e Serbisë.
Judah foli edhe në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke thënë se shumë vite më parë i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara nga BE dhe se është në dëm të këtij unioni që nuk e ka zbatuar premtimin e dhënë./botasot/
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...