Interesimi i saj për këtë ushqim filloi qysh kohë më parë. Tash e një vit pasionin e saj e ka kthyer në punë të përditshme.
Ramize Osmani 50-vjeçarja nga Prishtina është shndërruar në fenomen në rrjetet sociale dhe veçanërisht në TikTok, ku ka tërhequr vëmendjen e shumë shikuesve falë gatimeve të ushqimeve tradicionale që ajo bënë.
Osmani e cila ka nisur të punojë vetëm një vit më parë, thotë se ka përdorur rrjetin social “TikTok”, për të arritur një audiencë më të gjerë dhe për të hasur sukses të menjëhershëm.
Ramizja shtëpinë e saj e ka kthyer në një punëtori edhe pse në një hapësirë të vogël ajo arrin t’i përmbushë kërkesat e klientëve
Në intervistën për portalin Arbresh.info ajo tregon se si është një ditë në punëtorinë e saj.
“Një ditë e imja është kështu, me raste si i kam porosia ose më herët ose më vonë. Ndodh që deri në orën 9 ose deri në orën 10 nuk dal me e dhez furrën në mëngjes. Verës ka ndodh që deri në 12 të natës kam punuar këtu me flija. Ditën bëjë flija, në mbrëmje holloj petë të bakllavës, dhe kështu më përfundon dita, asnjë ditë vetit pushim nuk ja kam bërë’, tha ajo.
“Këtë biznes e kam filluar që një vit, po më shkon shumë mirë, saqë nuk e kam menduar që do të shkojë kaq mirë. Flijat e parë kam filluar që t’i përgatisë që në moshën 18 vjeçare. Ushqimet se çka janë tradicionale të gjitha i përgatiti, prej pogaçes, pite, tespishte, fli dhe bakllava”, tha Osmani.
Osmani thotë se ushqimet e saj janë më të veçanta edhe për shkak të pjekjes që bëhet në furrë, e cila është më drunjë.
Gjithashtu ajo thotë që më së shumti klientë i ka sjellë paraqitja e saj në rrjetin social “TikTok”, ku ndjekësit e saj mund të shohin drejtpërdrejtë përgatitjen e flijave.
“Biznesin tim njëherë e kam filluar në Facebook, pastaj e kemi hapur TikTok-un dhe aty menjëherë ka dhez puna, sepse kemi hyrë edhe live dhe është rritur shikueshmëria. Hy live në TikTok, përgatis flija dhe aty marr edhe porosia të tjera, sepse njerëzve ju pëlqen edhe higjiena por edhe kjo mënyrë e përgatitjes”, tha ajo.
Në fund zonja Ramize ka një mesazh për të gjithë ato gra që duan ta fillojnë një biznes të tillë.
“Ju kisha thënë të gjithëve, se pavarësisht se çfarë pune bënë bëju e pavarur sepse tash kemi ardhur në një kohë që gjithsecili duhet ta mbajë veten. E për ata që duan të fillojnë një biznes të tillë duhet ta bëjnë punën me dëshirë”, përfundoi ajo./Edona Krasniqi
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën