Google ADS

Tifon për Zvicrën në Zhegër, Beogradi e cilëson provokim ndaj serbëve

12:20 | 22 Qershor 2018
Arbresh.info

“Pamje shokuese në fshatin e lindjes së Shaqirit në Kosovë! Shqiptarët provokojnë ashpër serbët, në prag të ndeshjes me Zvicrën”, janë tituj që kanë pushtuar faqet e para të shtypit në Beograd.

Banorët e fshatit Zhegër, afër Gjilanit (në Kosovë), me paturpësi provokojnë serbët para ndeshjes me Zvicrën, shkruan “Kurir” i Beogradit, përcjell Arbresh.info.

Nëpër gjithë fshatin që nga orët e para të mëngjesit valëviten flamujt e Zvicrës! Në secilën shtyllë të fshatit janë vendosur flamujt e rivalit të sotshëm të Serbisë, shkruan kjo gazetë.

Zhegra është fshati i lindjes së reprezentuesit të Zvicrës, Xherdan Shaqirit, i cili shfrytëzon çdo rast për të provokuar futbollistët dhe simpatizuesit e Serbisë.

Banorët vendës të këtij fshati e kanë bërë të qartë se sonte do të anojnë me zjarr kundër Serbisë, shkruan “Kurir”, transmeton Koha.net.

Për përfaqësuesen e Zvicrës luajnë katër shqiptarë. Zvicra në ndeshjen e parë në këtë Botëror, kundër Brazilit, e përfundoi me rezultat të barabartë, rikujton Koha.net.

Ndeshja midis Serbisë e Zvicrës zhvillohet sonte, në orën 20.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme