Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se zyrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri janë thyer mbrëmë gjatë natës.
Në njoftimin e VV-së thuhet se Aty janë vjedhur kompjuterët, televizori dhe dokumente të zyrës e po ashtu janë lënë mbishkrime, shkruan arbresh.info.
“Këto elemente e bëjnë që të duket sulm i organizuar politik për dëmtim dhe frikësim të VETËVENDOSJE!-s. Këto sulme po ndodhin pikërisht në kohën kur Lëvizja është subjekti i parë në vend dhe fitorja e saj po i pret zgjedhjet e ardhshme. Thyrja e zyreve të një subjekti politik është sulm politik. Pushteti që po dështon përditë me qeverisje, u është kthyer atyre që di më së miri: veprimeve të dhunshme të natës”, thuhet në njoftimin e VV-së./Arbresh.info.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...