Zëvendës-shefi i EULEX-it ka vizituar ditën e djeshme pikë-kalimin e përbashkët kufitar (PPK) të dytë të financuar nga BE-ja në Kosovë.
Në këtë vizitë Bernd Thran, qëndroi së bashku me Këshilltarin Doganor për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (MIK) Alan Wilson si dhe me përfaqësuesin e UNOPS-it, që e ka zbatuar projektin e ndërtimit me fonde të BE-së.
Ky pikë-kalim i sapondërtuar, e cila pasi të funksionalizohet plotësisht do ta shkurtojë në mënyrë të konsiderueshme kohën e pritjes për udhëtarët, është ndërtuar sipas të njëjtave standarde të larta sikur edhe PPK në Merdarë, duke e përfshirë dizajnin e saj të përshtatshëm mjedisor. Gjatë javëve të ardhshme, UNOPS-i do t’ia dorëzojë menaxhimin e kësaj PPK-je autoriteteve të Kosovës shkruan Gazeta Express
Zëvendës-shefi i EULEX-it u shpreh se ky pikë-kalim i përbashkët kufitar do të ishte për keqardhje nëse do të hasim në pengesa që e bëjnë ketë projekt të dështojë.
“Ndërsa kjo pikë-kalimi e përbashkët kufitare e mrekullueshme do t’i plotësojë në mënyrë të përkryer nevojat e qytetarëve që kalojnë nëpër të nga të dyja drejtimet, do të ishte për keqardhje dhe plotësisht e shmangshme nëse do të hasim në pengesa të cilat do ta ndalojnë këtë projekt të shkëlqyeshëm që të bëhet plotësisht funksional ashtu siç e kemi parë me PPK-në në Merdarë”.
Sipas Thran, kjo PPK do të bëjë ndryshim të madh në trafikun e automjeteve gjatë stinës së verës.
“Siç e dimë, trafiku i automjeteve gjatë stinës së verës për në Kosovë dhe nga Kosova mund të rëndohet shumë shpejtë dhe pritjet e panevojshme në radhë të gjata zgjasin me orë të tëra në të nxehtin e verës. Kjo PPK do të bëjë ndryshim të madh në jetën e të gjithë qytetarëve që e përdorin atë”
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...