Google ADS

Koronavirusi i “padepërtueshëm” tek të burgosurit në Kosovë

08:06 | 20 Gusht 2020
V. S.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me COVID-19 janë prekur 29 zyrtarë korrektues. Ndërkaq deri më tani kanë qenë vetëm dy të burgosur të infektuar, të cilët tashmë janë të shëruar.

“Deri në këto momente vetëm dy të burgosur kanë qenë të infektuar me Covid 19 dhe të njëjtit tashmë janë të shëruar”, thotë zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi, për arbresh.info.

Sipas tij, gjasat për t`u prekur janë shumë minimale, pasi që SHKK nga fillimi i pandemisë ka marr një seri masash, të cilat janë duke rezultuar të suksesshme në parandalimin e virusit Covid 19.

Sipas planit operativ “Coronavirus” , me qëllim të parandalimit të përhapjes së Pandemisë Covid -19, përmes mekanizmave të brendshëm, ShKK-ja ka ndaluar vizitat familjare të të burgosurve.

“Të burgosurve i`u kanë mundësuar telefonata me të shpeshta me familjarë dhe komunikim virtual përmes Skype; Janë ndaluar transferet nëpër burgje për të burgosurit; Reduktim të transportit në gjykata dhe prokurori, (vetëm në raste shumë emergjente); Pranimet e reja fillimisht i nënshtrohen kontrolleve mjekësorë, pastaj fazës 14 ditore të karantimit; Kontroll të vazhdueshme të stafit nga Mjeket të cilët veç janë në qendra korrektuese dhe ato të paraburgimit; Kontroll të vazhdueshme të të burgosurve, të cilët kanë ndonjë simptomë infektive”, bënë të ditur Gashi.

Gashi sqaron edhe se vazhdimisht bëhet dezinfektimi i të gjitha hapësirave të brendshme dhe të jashtme nëpër të gjitha institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit.

Kur flasim për zyrtarë korrektues ndryshon situata. Gashi bënë të ditur se aktualisht janë në vetkarantinim pesë zyrtarë të infektuar, ndërsa nga fillimi i pandemisë 29 zyrtarë gjithsej kanë rezultuar pozitiv me Covid-19./E.Ballazhi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme