Google ADS

“Thirrjet e Nënave” ka një apel për Hashim Thaçin e Bajram Qerkinin

20:24 | 22 Qershor 2017
Arbresh.info

Të gjitha kanë humbur fëmijët dhe shumicën e kohës e kalojnë në këtë zyrë, të rrethuar nga fotografitë e tyre.

Historinë e Ferdonie Qerkezi e dinë të gjithë. Ajo ka humbur 4 djemtë dhe burrin, derisa Luljeta Sharani dhe Resmie Haxhibeqiri kanë mbetur me nga një vajzë, pasi djemtë iu vranë gjatë luftës në Kosovë.

Për to është e papranueshme që në emër të fëmijëve të tyre të zhdukur të krijohen shoqata të përbashkëta me serbët.

“Thirrjet e Nënave” edhe njëherë i kanë bërë apel presidentit Hashim Thaçi që të ndalojë iniciativën për pajtim para se të zbardhet fati i të pagjeturve, ndërkaq Bajram Qerkinit i kërkojnë që të mos flasë në emër të fëmijëve të tyre.

Rrëfimet e 148 familjeve që humben fëmijët e tyre gjatë luftës në Kosovë janë të faktuara në këtë monografi, ku për secilin rast është bashkangjitur edhe dëshmi për atë që kreu krimin. Por pavarësisht se libri u botua në dhjetorin e 2015-ës, ende asnjë hetim apo aktakuzë nuk është bërë në këtë drejtim.

Edhe mbi 1600 persona figurojnë në listat e të pagjeturve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme