Edhe ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që tubimet nga partitë politike të ndalen në këtë kohë të pandemisë.
Por siç duket partitë politike nuk po dëgjojnë thirrjet ato vazhdojnë të thërrasin tubime partiake me numër të lartë të personave.
Gjatë së javës ambasada britanike në Kosovë ka reaguar në lidhje me tubimet e partive politike që po mbahen në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Ambasada ka kritikuar formën e mbajtjes së këtyre tubimeve, në të cilat po marrin pjesë shumë persona, shkruan Arbresh.info.
Sipas reagimit, pandemia ende nuk ka përfunduar dhe tubimet me shumë njerëz janë shqetësuese.
“Me miqtë dhe familjen tonë përsëri në Mbretërinë e Bashkuar nën bllokim, ne e dimë shumë mirë se kjo pandemi nuk ka mbaruar dhe ne nuk duam të shohim përsëri të njëjtën gjë për miqtë tanë këtu në Kosovë. Këto zgjedhje janë të rëndësishme, por disa nga fotografitë që kemi parë të tubimeve të mëdha dhe takimeve ku nuk respektohet distanca sociale kanë qenë shqetësuese”, thuhet në reagim.
Tutje, Ambasada u ka bërë thirrje partive që të respektojnë masat për mbrojtje nga COVID-19 gjatë fushatës zgjedhore.
“Ne kërkojmë nga të gjitha partitë dhe mbështetësit e tyre të respektojnë kufizimet e Covid tani që periudha zyrtare e fushatës ka filluar. # Ora e Zgjedhjeve”, thuhet më tej.
Ndryshe, në tubime të partive politike nuk po respektohen masat anti-Covid-19, të miratuara nga qeveria.
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...