Demokracia ne Veprim (DnV) ka prezantuar të dhëna mbi rrjedhën e fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit.
Albert Krasniqi nga DnV, ka thënë se gjatë 10 ditëve të fushatës mesatarisht janë zhvilluar 100 takime në ditë të subjekteve politike, raporton lajmi.net.
Ai ka thënë se në krahasim më zgjedhjet e kaluara ka pasur një pjesëmarrje më të vogël të qytetarëve. Përveç në komunën e Leposaviqit ku janë shënuar dy incidente në tjerat pjesë fushata ka qenë e qetë. Vetëm nga ankesat e DnV, sipas tij, partitë janë gjobitur me mbi 100 mijë euro.
Shfrytëzimi i resurseve shtetërore ka qenë i madh edhe në këto zgjedhje. Sipas Krasniqit shqetësues ka qenë përdorimi i fëmijëve në fushatë ku ata kanë evidentuar mbi 3000 fëmijë të shfrytëzuar për fushatë.
Nga të gjeturat e DnV del se gjuha e urrejtjes ka qenë e pranishme edhe në këtë fushatë, por që ka qenë më e ulët në krahasim më fushatat zgjedhore të mëparshme
Parashikimi i motit në Shqipëri, reshje shiu dhe borë
Aksident në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, dy të lënduar
Dritë në fund të tunelit për Barcelonën në lidhje me Dani Ol...
Pse turistët zhgënjehen nga Parisi?
Përurimi i një shkolle dhe një çerdhe në Viti, merr pjesë Na...
KQZ sot miraton fletëvotimin, të enjten nis votimi jashtë Ko...