Dhjetëra raste të gjuajtjes më armë zjarri janë shënuar gjatë natës së kaluar, në festën e Vitit të Ri.
Në këto raste përveç dëmeve materialja janë lënduar edhe dy persona. Një në Podujevë është qëlluar me armë zjarri kurse në Gjilan një person është vetëplagosur.
Në Prishtinë, është shënuar një rast ku xhaketa e një të mituri është goditur nga një plumb qorr.
Raste të gjuajtjes me armë zjarri ka pasur në Lipjan, ku është arrestuar edhe një i mitur, po ashtu edhe në Drenas.
Nga gjuajte me armë ka pasur edhe dëme të veturave.
Disa nga rastet gjatw 24 orëve:
Prishtinë 01.01.2022 – 00:02. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se fëmija i tij viktima mashkull kosovar (i mitur), nga një plumb qorr i është dëmtuar xhaketa, të cilën e kishte veshur. Nuk raportohet për lëndime. Është konfiskuar predha nga njësia përkatëse. Rasti është duke u hetuar.
· Podujevë 01.01.2021 – 01:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nga një plumb qorr i është dëmtuar xhami i veturës me vlerë rreth 150 euro. Predha është konfiskuar, rasti është duke u hetuar.
· Prishtinë 31.12.2021-23:55. Raportohet se një plumb qorr ka godit një veturë duke depërtuar në brendi. Nuk raportohet për të lënduar. Forenzika në veturë ka gjet dhe konfiskuar një predhë të AK-47.
· Podujevë 01.01.2022-01:20.Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se gjersa ka qen në terasen e shtëpisë është godit nga një plumb bredharak . Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor .Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedur të rregullt.
· Prishtinë 30.12.2021-01.01.2022-22:30-09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nga një plumb bredharak i është dëmtuar vetura e tij . Predha është konfiskuar, rasti është duke u hetuar, rasti vazhdon të hetohet
· Lipjan 01.01.2022-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar katër gëzhoja të pistoletës. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gjilan 01.01.2022 – 15:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ishte dërguar në emergjencën e spitalit për shkak se ishte vetë plagosë në shuplakën e dorës së majtë me një armë zjarri . Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri formë stilolapsi dhe predhën e fishekut që mjekët ia kishin hequr të dyshuarit nga dora. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar, ndërsa lënda e rastit do të hetohet në procedurë të rregullt./arbresh.info/
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë