Kandidati për president të Malit të Zi, Marko Milaçiq, i është kundërpërgjigjur deklaratave të mbrëmshme të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se shqiptarët në Mal të Zi duhet të përkrahin kandidaturën e Milo Gjukanoviq.
“Ramush Haradinaj, ish-udhëheqësi i Ushrisë Çlirimtare të Kosovës i cili ballafaqohet me akuza për krime të kryera ndaj serbëve, duhet t’i mbajë duart larg Malit të Zi. Ti dhe vëllau juaj merreni me vete në Prishtinë strukturën mendore kriminogjene dhe të kaluarës së errët”, thuhet në letrën e Milaçiq, kandidatit proserb i cili është edhe kundër hyrjes së Malit të Zi në NATO
Milaçiq njihet edhe si kundërshtues i Pavarësisë së Kosovës, me deklaratat e tij që ai në të ardhmen nuk do ta njeh Kosovën, madje ai para pak ditësh kishte deklaruar se nëse zgjedhet president i Malit të Zi, do të tërheq krejtësisht njohjen që shteti i tij i ka bërë Kosovës.
Megjithatë sondazhet e fundit e nxjerrin fitues absolut kandidatin Millo Gjukanoviq në zgjedhjet presidenciale që mbahen të dielën në Mal të Zi.
Haradinaj mbrëmë për herë të dytë brenda pak ditësh ju ka bërë thirrje shqiptarëve të Malit të Zi që të votojnë për Gjukanoviqin.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...