Në xhaminë Çamlıca e cila është ndërtuar në kodrën më të lartë të Stambollit dhe ndërtimi i së cilës ka zgjatur për 6 vite u thirr ezani i parë.
Ezani i parë është thirrur në namazin e sabahut ku krahas ish kryeparlamentarit të Turqisë dhe kandidatit për Bashkinë e Stambollit nga partia AK, Binali Yıldırım, shkruan AA.
Pasi ka bërë të ditur se xhamia është një vepër madhështore dhe hapja zyrtare do të bëhet më vonë, Yıldırım tha: “Është një vepër madhështore. I shpreh falënderimet presidentit tonë për vullnetin që ka treguar për t’i dhënë Stambollit një vepër të bukur. Po ashtu në emër të banorëve të Stambollit shpreh falënderimet për të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin e xhamisë nga drejtuesit e projektit, arkitektëve dhe tek të gjithë qytetarët kontribues. Xhamia është me të vërtetë një punë e mrekullueshme që do t’i shtojë bukuri madhështisë së Stambollit. Hapja zyrtare do të bëhet më vonë nga presidenti ynë. Me hapjen e xhamisë për adhurim sot kemi falur edhe namazin e sabahut me një prani të madhe të besimtarëve”.
Ndërtimi i xhamisë Çamlıca filloi në vitin 2013.
Ajo ka një stil të ndërtimit Selxhuk, Osman dhe atij modern dhe në xhami në të njëjtën kohë do të mund të kryejnë adhurim 63.000 persona.
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...
Më shumë investime në shëndetësi, Balluku: Rritje të pagave ...
Kurti vendos gurthemelin e ndërtesës së re të Komunës së Sht...
22 raste “escorta” në Kosovë gjatë këtij viti, shtetaseve të...
Erion Veliaj mohon se u arratis nga Shqipëria: Po shkoj në S...
Fitimi, Sarës: Sa do kisha shanse me ty jashtë, nga 1 tek 10