E gjithë tradita dhe trashëgimia e rrafshit të Dukagjinit janë gërshetuar brenda muzeut të Pejës, shkruan arbresh.info.
Ky muze është themeluar në vitin 1977, ndërsa në vitin 1989, nga ambientet e shtëpisë së kulturës, muzeu kaloi në ndërtesën e Konakut të Tahir Beut, që është mjaft i njohur në qytetin e Pejës.
Besa Berisha, ushtruese detyre e drejtorit të Muzeut të Pejës, për arbresh.info tregon, se në këtë muze ka të prezantuara koleksione të ndryshme që për shfaqin historinë dhe traditën e rrafshit të dukagjinit.
“Muzeu i Pejës prezanton trashëgimin kulturore të rrafshit të dukagjinit jo vetëm të Pejës dhe fshatrave përreth por të një regjioni pak më të gjerë kur e themi këtë kemi parasysh sepse atu i kemi të prezantuara koleksionet të ndryshme të cilat janë punuar kryesisht nga zejtarët vendor dhe në këto koleksione hynë padyshim koleksioni i veshjeve sepse e dimë që Peja është një regjion shumë i pasur me këtë traditë pastaj kemi koleksionin e shtrojeve, enve, stolive, veglave muzikore, orendive të ndryshme shtëpiake, armëve dhe të tjera”, tha Berisha.
Eksponatet etnologjike që i ka muzeu i Pejës janë të grumbulluara nga hulumtimet në terren, por ka edhe raste kur njerëz të vullnetit të mirë i sjellin ato në muze duke kontribuar në thesarin e muzeut.
“Pjesa dërrmuese e objekteve muzeore janë padyshim nga populli, dhe padyshim që duan ti ruajnë, sidomos nga ata të cilët ia dinë vlerën këtyre gjërave. Këto artefakte këto objekte muzeore janë mbledhur gjatë shumë viteve sepse dihet që një muze nuk mund të krijohet apo themelohet për një kohë shumë të shkurtër, duhen vite e vite për mbledhjen e objekteve dhe padyshim ajo mbledhje vazhdon edhe sot e kësaj dite, një pjesë është që kryhet edhe në teren që e bëjmë ne por edhe i popullit që dëshiron që ato gjërat me vlerë që i kanë trashëguar nga të parët e tyre i sjellin në muze sepse e dinë që muzeu është një vend ku ato më të vërtet ruhen”, tha Berisha.
Në brendi të godinës ruhen mjaft mirë tavani i drurit, dollapët e murit, dyert, dritaret dhe dyshemeja prej dërrasave.
E për ta gjetur muzeun nuk është aspak e vështirë për të gjithë ata që janë të interesuar.
“Ne në fakt kemi çfarë të prezantojmë kemi atë trashëgimin etnologjike por në anën tjetër e kemi edhe trashëgimin arkeologjike e cila automatikisht na kthen shumë mbrapa në kohë e ku e tregon atë historinë e qëndrueshmërisë tonën në këto troje. Fatmirësisht muzeu është i përqendruar në qendër të qytetit edhe nuk është vështirë për me e gjet”, tha Berisha.
Muzeu tërheq shumë vizitorë, sidomos turistë nga vendet e huaja, por edhe ato vendore.
E për këtë kërkesë kanë edhe nga muzeu që të bëhet më shumë në këtë drejtim.
“Kërkesa jonë kryesore edhe ku punojmë fortë në drejtim të rritjes së numrit të vizitorëve dhe të të interesuarve mundohemi në çdo formë në çdo mënyrë me organizimin e aktiviteteve të ndryshme sidomos përqendrohemi në sjelljen e nxënësve të shkollave, klasat e ulta sepse qëllimi është që fëmijët që nga femëria e hareshme të mësojnë për trashëgimi sepse fëmijët janë dëgjues edhe më të mirë edhe janë pastaj transmetues të mirë”, tha Berisha.
Muzeu i Pejës paraqet një thesar të pasur me gjurmë lashtësie, që me të hyrë mund të parafytyrosh jetën dhe kohën e njerëzve që kanë kaluar e jetuar në këto ambiente me këto artefakte që sot ruhen akoma. /S.D/arbresh.info/
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...