Para pak orësh ka ndodhur një therje me thikë në Prishtinë, saktësisht ndërmjet rrugës së Vushtrrisë dhe rrugës Ilir Konushevci.
Rastin e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo thotë se, hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, aktualisht janë duke punuar në arrestimin e dy personave të dyshuar të cilët janë identifikuar si të përfshirë në rast.
“Sot rreth orës 21 :30, kemi marrë informatën se në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e ftohtë thikë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, aktualisht janë duke punuar në arrestimin e dy personave të dyshuar të cilët janë identifikuar si të përfshirë në rast“, tha ajo.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...