Google ADS

Therje me thikë në shkollën “Gjon Serreçi” në Ferizaj (VIDEO)

21:37 | 14 Mars 2017
M. A.

Ditën e hënë në shkollën “Gjon Serreçi” në Ferizaj ndodhi një therje me thikë në mes të nxënësve të kësaj shkollë.

E të nesërmen drejtori Milaim Dërguti nuk doli në punë, pasi që njëri nga dy të lënduarit, N. Dërguti, ishte djali i tij.

Megjithatë zëvendësi i tij Fejzullah Behluli tregon se rasti ka ndodhur jashtë oborrit të shkollës rreth orës 12:40.

Përveç N.D që morri tri therrje me thikë në shpinë, i lënduar në përleshje mes nxënësve, mbeti edhe E.N., që përpak e humbi syrin në këtë përleshje.

E.N ka thënë se përleshja ka filluar të dielën, ku pati edhe revole.

Policia e Ferizajt nuk pranoi të jap më shumë detaje, për shkak se rasti është duke u hetuar dhe bëhet fjalë për një grup të miturish nga tre shkolla.

https://youtu.be/JGuROi70b0Q

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme