Në orët e mbrëmjes të së mërkurës, ka ndodhur një përleshje në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona, pasi janë përdorur edhe armë të ftohta.
Mësohet se nga incidenti kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Në vendin e ngjarjes, kanë dalë njësitet kompetente të policisë, dhe po merren me rastin.
Sipas dëshmitarëve, në këtë përleshje janë përfshirë dy familje.
Jo zyrtarisht mësohet se të plagosurit janë babë e djalë. Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje. /Zëri
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora