Google ADS

Therje me thikë në Prishtinë, dy persona përfundojnë në spital

21:13 | 4 Mars 2023
E.H

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore nga therja me thikë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës  13:00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë Bazuar në të dhënat fillestare,  në këtë rast janë lënduar dy persona, njëri nga ta dyshohet të ketë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme