Google ADS

Therje me thikë në Pejë, arretohet i dyshuari

00:17 | 15 Korrik 2020
Trina Galanxhi

Në orët e mbrëmjes në qytetin e Pejës një persona është therur me thikë.

Siç mëson Reporteri.net nga burime të Policisë në Pejë ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në oborrin e Institutit të Bujqësisë në Pejë.

“Viktima ka marrë plagë shpuese në pjesën e epërme të anës së djathtë të gjoksit dhe është dërguar në spital nga një veturë private. Viktima është jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohet në repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Pejës”, kanë thënë nga Policia në Pejë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarje ku ka gjetur mjetin e përdorur. Njoftohet se është arrestuar edhe personi i dyshuar i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme